COVID-19/ Imazhe të pabesueshme vijnë nga ceremonia e lamtumirës së Patriakut serb, Irinej

COVID-19/ Imazhe të pabesueshme vijnë nga ceremonia e lamtumirës së Patriakut serb, Irinej

12:54, 21/11/2020
A+ Aa A-

Njerëz të ngjitur njeri me tjetri pa zbatuar asnjë masë anti-covid kanë marrë pjesë në funderalin e Patriakut të kishës serbe Ireneos, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë nga COVID-19.

Peligrinazhi popullor po zhvillohet në shenjtëroren e sapondërtuar të Shën Sava në Beograd dhe besimtarët janë dyndur në tempull për ti dhënë nderimet e fundit për kryepriftin e ndjerë.

Megjithëse autoritet serbe ju kanë bërë thirrje besimtarëve të respektojnë masat nga videot dhe fotot e publikuara në internet duket që ky peligranizh mund të kthehet në ‘bombë’ Covid.

Gjithashtu nuk kanë munguar as puthjet që besimtarët i japin atij.

 Kortezhi i varrimit do të bëhet nesër në orën 9:00 në kishën e Agios Savvas, ndërsa trupi do të vendoset në një kriptë brenda kishës, e cila ishte ndërtuar posaçërisht për varrosjen e kryepriftërinjve serbë.

 Ireneos do të jetë Patriarku i parë që do të varroset në kriptën e kishës së Agios Savvas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco