Stuhia godet Italinë, kryetari i Bashkisë Crotone ju bën thirrje qytetarëve: Mos dilni nga shtëpia

Stuhia godet Italinë, kryetari i Bashkisë Crotone ju bën thirrje qytetarëve: Mos dilni nga shtëpia

12:04, 21/11/2020
A+ Aa A-

Dyqind milimitra shi kanë rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke krijuar shqetësim dhe përmbytje në Crotone dhe ne të gjithë territorin krahinor.  

Janë bërë qindra ndërhyrje shpëtimi nga Brigada e Zjarrit dhe Mbrotja Civile për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në makina.

Si rrjedhojë e  këtyre reshjeve janë përmbytur jo vetëm qendra por dhe rrethinat .

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin pasi situata është shqetësuese.

Rrugët e disa zonave të qytetit për shkak të përmbytje i ngjajnë tashmë lumenjve.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Vincenzo Voce, deklaroi se për momentin nuk ka persona të lënduar, ndërsa paralajmëroi  se moti i keq mund të shkaktojë përkeqësim të situatës.

 Voce i bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, për të rrezikuar jetën e tyre.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco