Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Spitali publik në Norvegji që duket si në filma fantashkencë

Spitali publik në Norvegji që duket si në filma fantashkencë

08:07, 21/11/2020
A+ Aa A-

Në një periudhë frike e paniku nga infeksionet virale, pamjet e një spitali publik në Norvegji janë bërë virale në rrjet prej nivelit ekstrem të automatizimit dhe higjenës absolute, aq sa duket sikur kanë dalë nga filmat fantastikë të së ardhmes.

Spitali Universitar Akershus në Lørenskog, në lindje të Oslo, është kthyer në një tempull të robotikës dhe higjenës prej pajisjeve të teknologjisë së pakursyer.

Në një dokumetar të BBC, tregohet sesi marrja i mjekimeve kryhet nga korrierë robotë pneumatikë, nga një farmaci inteligjente pa personel, ku robotët saktësojnë dozat e substancave të kërkuara nga mjekët e pacientët.

Në këtë mënyrë anullohet gabimi njerëzor i shkaktuar nga leximi i gabuar i kartelës apo ortografia e keqe e shkrimit.

Robotë të tjerë lëvizin nëpër korridore për dërgimin e materialeve më të rënda, duke përdorur edhe ashensorët. Ndërsa uniforamat personale të stafit jepen përmes një sistemi tjetër automatik.

I projektuar nga studiot daneze C.F Møller e i përfunduar në 2008, spitali konsiderohet nga më modernët në Evropë.

Video ka hapur një debat të gjerë mbi gjendjen e shërbimeve mjekësore në pjesën tjetër të Evropës, teksa presioni i Covid-19 po vë në stres të ashpër strukturat mjekësore.

@libsims

The end is the best part???? ##norway ##hospitals ##nurse

? Coffee for Your Head - Vinyll

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp22/11/2020 16:15

'Bravo' elitës, globaliste soroiste billgejtiste komuniste. Përball nevojave jetike të njerëzimit , rrugë,uji, drita, punësim në sektor prodhues , ofrojnë mësim onlajn në shkolla, robot në spitale, kontroll të shpirtit njerëzor, një steriotip njerëzor të formatuar nga teknologjia , largim nga Zoti, nga familja, nga solidariteti ndihma humanizmi . Një botë e formatuar dhe e pregatitur kësisoj, është e gatshme të 'vetofrohet' edhe drejt programeve neomaltuziane. Globalizmi i nis si një ideologji majtiste, do përfundoi si fashizëm. Dy skajet e një litari kur bashkohen krijojnë një lak.

Shto koment

Denonco