Donald Trump Jr rezulton pozitiv për koronavirus

Donald Trump Jr rezulton pozitiv për koronavirus

07:02, 21/11/2020
A+ Aa A-

Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump ka dalë pozitiv për koronavirus, sipas zëdhënësit të tij.

Donald Trump Jr, 42 vjeç, u diagnostikua në fillim të kësaj jave dhe ka qenë në karantinë në kabinën e tij të gjuetisë që nga rezultati, tha zëdhënësi.

"Ai ka qenë plotësisht asimptomatik deri më tani dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e rekomanduara mjekësore Covid-19", sipas deklaratës.

Don Jr është i dyti nga fëmijët e presidentit që rezulton pozitiv.

Barron Trump, 14 vjeç, gjithashtu u diagnostikua muajin e kaluar, por u shërua shpejt.

Një folës i zjarrtë, Don Jr luajti një rol të madh në fushatën presidenciale të babait të tij.

Ka pasur gjithashtu spekulime se Don Jr është i interesuar të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë, hamendësime që ai nuk është përpjekur t’I hedhë poshtë.

Partnerja e Don Jr, Kimberly Guilfoyle, dikur në Fox News, doli pozitive në korrik dhe u shërua. Ai me sa duket nuk e kontraktoi infeksionin në atë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco