Vdes në Afganistan kreu i Al-Kaedës/ Mediat pakistaneze japin detajet

Vdes në Afganistan kreu i Al-Kaedës/ Mediat pakistaneze japin detajet

18:12, 20/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, mediat pakistaneze kanë pretenduar se kreu i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri ka vdekur për shkaqe natyrore.

‘Zawahiri kishte vdekur, pas problemeve me  frymëmarrjen, pasi vuante nga astma’, kanë thënë burime të sigurisë në Pakistan dhe Afganistan për ‘Arab News’.

Për herë të fundit ai dha një mesazh në përvjetorin e 11 shtatorit, ndërsa shëndeti i Zawahiri kanë qenë prej kohësh në dyshim, megjithëse raportet për vdekjen e tij kanë dalë të pasakta në të kaluarën.

Mjeku i lindur në Egjipt ishte komandanti i dytë për Osama bin Laden dhe mori drejtimin e rrjetit terrorist pas vdekjes së sauditit në 2011, por ndikimi i tij është zbehur dhe al-Kaeda tani shihet gjerësisht si një hije e ish-vetes së saj.

Një nga burimet që foli për Arab News tha se Zawahiri kishte vdekur në Afganistan. “Ai vdiq nga astma sepse nuk kishte asnjë trajtim zyrtar”,  i tha burimi, i cili ishte një përkthyes pakistanez.

Një zyrtar i Pakistanit i sigurisë në zonat pranë kufirit me Afganistanin tha “ne jemi të vendosur që ai ka vdekur për shkaqe natyrore” pas thashethemeve të vazhdueshme.

Një burim tjetër pakistanez, një oficer sigurie me njohuri të operacioneve anti-terroriste, tha se ata kishin informacione se Zawahiri kishte vdekur rreth një muaj më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco