BE do të paguaj 10 miliardë dollarë për të blerë vaksinën anti-Covid 19

BE do të paguaj 10 miliardë dollarë për të blerë vaksinën anti-Covid 19

15:21, 20/11/2020
A+ Aa A-

Bashkimi Europian do të paguaj rreth 10 miliardë dollar për të siguruar vaksinë kundër koronavirusit nga kompanitë Pfizer-BioNTech dhe CureVac që po e zhvillojnë atë.

Sipas zyrtrëve është vendosur që pagesa për një vaksinë COVID-19 që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech të jetë rreth 15 euro .

Kjo do të nënkuptojë një çmim të përgjithshëm deri në 3.1 miliardë euro (3.7 miliardë dollarë) për 200 milion doza, duke u rritur në 4.65 miliardë euro nëse blihen 100 milion doza të tjera opsionale sipas marrëveshjes.

Informacioni i çmimeve, i pazbuluar më parë, konfirmon se BE po paguan më pak për dozë sesa Shtetet e Bashkuara për një furnizim fillestar të asaj vaksine, siç raportohet nga Reuters.

Sipas informacioneve SHBA paguan 19.5$ për një dozë të vaksinës anti Covid 19.

BE ka rënë dakord veçmas të paguajë 10 euro (11.84 dollarë) për dozë për një furnizim fillestar prej 225 milion doza të kandidatit të vaksinës nga CureVac, një zbritje nga 12 euro që kompania vendosi si çmim fillestar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco