Ndahet nga jeta burri më i vjetër në botë, në moshën 138 vjeç

Ndahet nga jeta burri më i vjetër në botë, në moshën 138 vjeç

12:20, 20/11/2020
A+ Aa A-

Burri më i vjetër në botë, një iranian, i cili sipas dokumenteve të tij zyrtare ishte 138 vjeç, ka vdekur. Kjo u raportua nga agjencia shtetërore Irna, duke specifikuar se ai vdiq "nga pleqëria".

Ahmad Soufi, një anëtar i pakicës Kurd, vdiq në Saqqez, në provincën perëndimore të Kurdistanit, afër kufirit me Irakun.

Sipas kartës së tij të identitetit, ai lindi në 28 Shkurt 1882, shumë më përpara se njeriu që njihet zyrtarisht si më i vjetri në botë, japonezi 117-vjeçar Kane Tanaka.

Soufi nuk u rendit në listën e njerëzve më të vjetër në botë, ku japonezët renditen zyrtarisht të parët.

Agjencia Irna boton një kopje të "chenasnameh" -it të tij (ekuivalente me regjistrin familjar) dhe kartën e tij të identitetit, që të dy mbajnë datën e lindjes që daton nga shekulli i 19-të, gjë që do ta bënte njeriun një bashkëkohës të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Franklin D. Roosevelt, i cili vdiq në vitin 1945, tre vjet para se të themelohej "chenasnameh" i plakut të ndjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco