Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Meksikë, 100 mijë viktima nga koronavirusi

Meksikë, 100 mijë viktima nga koronavirusi

11:39, 20/11/2020
A+ Aa A-

Meksika ka arritur shifra të larta të viktimave nga koronavirusi.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi ka pësuar 100,104 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi vendi më i madh spanjishtfolës në botë raportoi më shumë se një milion infeksione.

Zyrtarët qeveritarë kanë pranuar se numri i vërtetë i pandemisë është më i lartë.

Vetëm SH.B.A., Brazili dhe India kanë regjistruar më shumë vdekje sesa Meksika, e cila ka një popullsi prej afërsisht 125 milion. Shkalla e vdekshmërisë së saj prej 9.8% është një nga më të lartat në botë, sipas të dhënave të Johns Hopkins .

Meksika bëhet vendi i katërt me numrin e viktimave më të larta, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Indisë.

Vendi ka vendosur masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit. Por ajo çfarë ekspertët kanë theksuar janë papërgjegjshmëria e qytetarëve për të respektuar masat anti-covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco