Pas skandalit me ushtarët Australian kërkohet hetim për krime lufte edhe për forcat e SHBA dhe MB

Pas skandalit me ushtarët Australian kërkohet hetim për krime lufte edhe për forcat e SHBA dhe MB

11:10, 20/11/2020
A+ Aa A-

Pas raportit të publikuar për akte çnjerzore dhe vrasje brutale të popullsisë civile nga forcat ushtarake Australianë është kërkuar që e njëjta rrugë të ndiqet edhe nga MB dhe SHBA-ja.

Qeveria e MB duhet të krijojë një hetim të pavarur për të shqyrtuar dhe hetuar çdo pretendim të vrasjeve të paligjshme nga forcat speciale britanike në Afganistan , ka thënë Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut (AIHRC) në Afganistan.

Komisioni e bëri thirrjen pasi akuzat e jashtëzakonshme për vrasje dhe tortura të afganëve u zbuluan pas një hetim shterues katër-vjeçar në operacionet e forcave speciale Australiane në Afganistan.

Hetimi i Brereton zbuloi prova të besueshme të 39 vrasjeve të Afganëve nga 25 ushtarë australianë të forcave speciale.

Duke reaguar ndaj raportit, kryetari i AIHRC me qendër në Kabul, Shaharzad Akbar, karakterizoi gjetjet si prova që forcat Australiane ishin përfshirë në akte çnjerëzore dhune dhe brutalizimi.

Akbar tha se SH.B.A., MB dhe vendet e tjera me një prani të armatosur në Afganistan duhet të hetojnë pretendimet e akteve të dhunës kundër afganëve jo-luftëtarë, duke përfshirë të arrestuarit dhe civilët.

Ajo veçoi rolin e forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë: “Në veçanti, AIHRC i bën thirrje MB-së të hapë një hetim të pavarur për të shqyrtuar dhe hetuar pretendimet e vrasjeve të paligjshme nga forcat speciale të Mbretërisë së Bashkuar.

Forcat speciale australiane kryesisht luftuan në provincën Uruzgan, por disa herë u dërguan në misione për të luftuar tregtinë e drogës nga afganët veçanërisht në provincën Helmand ku vepronin forcat britanike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco