BE-MB/ Bisedimet e Brexit vazhdojnë edhe pse në çështjet kryesore ka ngërç

BE-MB/ Bisedimet e Brexit vazhdojnë edhe pse në çështjet kryesore ka ngërç

10:51, 20/11/2020
A+ Aa A-

BE dhe Mbretëria e Bashkuar janë shumë afër marrëveshjes për shumicën e çështjeve që janë pjesë e diskutimit pas Brexit.

Në diskutim për një marrëveshje tregtare janë akoma çështjet për të drejtat e peshkimit garancitë e konkurrencës së ndershme dhe mënyrat për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ardhshme.

Negociatorët kryesorë të Brexit pezulluan bisedimet pasi  një nga anëtarët e stafit ka rezultuar pozitiv me COVUID 19. Sipas njoftimit puna do të vazhdojë virtualisht deri sa një marrëveshje të jetë dakord përpara mbarimit të afateve në dhjetor.

Mbretëria e Bashkuar kë deklaruar se do të dali nga Bashkimi Europian edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, deklaratë që është kundërshtuar fuqishëm nga teknokaratët e Brukselit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco