Ushtria azere dislokohet në Nagorni-Karabak

Ushtria azere dislokohet në Nagorni-Karabak

10:39, 20/11/2020
A+ Aa A-

Ushtria e Azerbajxhanit është futur në një distrikt që ndodhet në kufi me Azerbajxhanit dhe që është dorëzuar nga separatistët armenë pas gati 30 vjetëve si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia.

Të premten, trupat azere hynë në distriktin Aghdam, që është një nga tri distriktet që do të merren nën kontroll nga Azerbajxhani. Kjo ndodhi një ditë pasi ushtarët dhe tanket armene u panë në radhë duke u larguar nga distrikti.

Armenia gjithashtu më 25 nëntor do ta dorëzojë distriktin Kalbajar, që ndodhet mes rajonit Nagorno-Karabak dhe Armenisë, ndërsa distriktin Lachin do ta dorëzojë më 1 dhjetor, shkruan Reuters.

Të enjten, banorët armenë me nguti i vjelën pemët që kishin në oborre dhe i paketuan gjërat para se të largoheshin para përfundimit të afatit zyrtar.

Ne donim të ndërtonim një saunë, një kuzhinë, por tani më duhet të çmontoj gjithçka. Do ta djeg shtëpinë me gjithçka që kam kur të largohen”, tha armeni Gagik Grigoryan, para se të largohej nga shtëpia.

Përleshjet e ashpra ushtarake mes palëve të konfliktit filluan më 27 shtator dhe u ndërprenë më 10 nëntor, kur Rusia ndërmjetësoi për një marrëveshje të paqes. Gjatë luftimeve, Armenia pësoi shumë humbje në ushtarë dhe makineri dhe kryeministri Pashinyan ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër pos ta nënshkruante marrëveshjen dhe se për një gjë të tillë është shtyrë nga ushtria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco