Vetëvritet konsulli francez në Marok

Vetëvritet konsulli francez në Marok

09:15, 20/11/2020
A+ Aa A-

Shtypi i Marokut raportoi se Denis François, Konsulli i Përgjithshëm i Francës në Tangier, ka bërë vetëvrasje, transmeton (AA).

Sipas shtypit të vendit, François, i cili ka filluar detyrën dy muaj më parë, është varrë në shtëpinë e tij në orët e hershme të mëngjesit.

Faqja Le360 e njohur për afërsinë me qeverinë tha se ai kishte kërkuar të largohet nga detyra diplomatike pas emërimit në mes të shtatorit.

Po ashtu raportohet se autoritetet marokene kanë nisur hetim në lidhje me rastin dhe kanë marrë masa të sigurisë rreth konsullatës.

Autoritetet marokene dhe franceze ende nuk janë prononcuar zyrtarisht mbi rastin.

Ndërkohë, një zyrtar maroken, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha për AA se diplomati francez ka kryer vetëvrasje, pa dhënë detaje shtesë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco