Vjenezëve iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi të martën në mëngjes

Vjenezëve iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi të martën në mëngjes

09:36, 03/11/2020
A+ Aa A-

Ministri i brendshëm i Austrisë ka përsëritur kërkesën e tij që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi nëse munden, pasi policia po kërkon sulmues të mundshëm të tjerë, pas akteve terroriste gjatë natës së mbrëmshme.

"Ju lutemi shmangni qendrën e qytetit", shkroi Karl Nehammer të martën në mëngjes.

Shkollat janë gjithashtu të mbyllura, shtoi ai, duke u kërkuar prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre në shtëpi.

Terroristi që u vra është përshkruar nga ministri i brendshëm i Austrisë si një simpatizant i Shtetit Islamik.

Kujtojmë se të hënën, një grup militantësh të lidhur me Shtetin Islamik në Afganistan vrau të paktën 22 njerëz gjatë një sulmi në një panair libri në Universitetin e Kabulit, duke marrë peng dhe duke luftuar me armë me forcat e sigurisë për më shumë se pesë orë. Dita e sotme është shpallur një ditë kombëtare e zisë për Afganistanin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco