Basti më i madh politik në histori: 5 mln USD për fitoren e Trump

Basti më i madh politik në histori: 5 mln USD për fitoren e Trump

08:29, 03/11/2020
A+ Aa A-

Një britanik ka vendosur bastin më të madh politik në histori.

Sipas gazetave britanike, ai ka vendosur 5 milionë dollarë bast që zgjedhjet e sotme në SHBA do i fitojë Donald Trump.

Financieri britanik, emri i të cilit nuk tregohet, e ka vënë bastin në Kuraçao në Karaibe.

Presidenti Trump po garon kundër demokratit Joe Biden.

Nëse Trump fiton, biznesmeni britanik do të marrë plot 15 milionë dollarë.

Pavarësisht se sondazhet i japin një avantazh Joe Biden, gara akoma është e hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco