Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Hapet xhamia në Athinë, ja kush është imami i parë

Hapet xhamia në Athinë, ja kush është imami i parë

07:32, 03/11/2020
A+ Aa A-

Dyert e xhamisë në Athinë do të jenë të hapura për të dytën ditë.

Në xhami aktualisht mund të falen vetëm 9 persona për shkak të pandemisë.

Bordi i Drejtorëve të xhamisë informon se inaugurimi zyrtar do të bëhet në një moment të dytë.

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas ligjit të Marietta Giannakou si Ministre e Arsimit dhe Feve dhe pas skepticizmit, rezervave dhe reagimeve, lutja e parë u mbajt dje në xhaminë zyrtare të Athinës, në Botanik .

Imami i parë në Athinë

Përkthyesi 49-vjeçar Suni Mohamed Zaki , i cili emigroi në Greqi si emigrant ekonomik nga Maroku rreth 25 vjet më parë, është imami i parë i Athinës.

Ai flet rrjedhshëm arabisht dhe frëngjisht. 

Mohamed Zaki është një shtetas grek. 

Ai është i martuar dhe ka një diplomë në Fizikë dhe Matematikë dhe studime speciale në Teologjinë Myslimane. 

Sipas informacionit, imami i parë i Athinës duket se gëzon pranimin e një pjese të madhe të arabëve. 

Bordi i Xhamisë Islame të Athinës, sipas ligjit, shpalli pozicionin e hoxhës, vlerësoi kandidaturat dhe arriti në përfundimin se më i përshtatshmi është Mohamed Zaki.

Predikimi vetëm në greqisht ose me koncesion në anglisht

Predikimi do të lejohet vetëm në greqisht ose në anglisht ndërsa lutja do të jetë gjithmonë në arabisht.

 Me hapjen zyrtare të xhamisë në Kopshtin Botanik, po bëhen përpjekje për të sjellë rregull në situatën anarkike që mbizotëron vitet e fundit, me funksionimin e vendeve të paligjshme të adhurimit që veprojnë pa rregulla kontrolli dhe sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco