Presidenti i Austrisë: Ne do ta mbrojmë demokracinë me të gjitha mjetet!

Presidenti i Austrisë: Ne do ta mbrojmë demokracinë me të gjitha mjetet!

07:29, 03/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Austrisë, Alexander Van de Bellen ka shprehur shqetësimin e tij pas sulmit terrorist që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Vjenë. Ai u është drejtuar qytetarëve përmes Twitter-it.

“Ne të gjithë jemi prekur thellë nga sulmi i dyshuar terrorist në qendër të Vjenës. Mendimet dhe dhembshuria jonë shkojnë me viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre. Unë do të doja të falënderoja të gjithë policët, ambulancën dhe forcat e armatosura që janë të përkushtuar për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë tonë, transmeton albinfo.ch.

Mbështetja jonë u drejtohet qytetarëve të cilët ende duhet të durojnë situatën e pasigurt në qendrën e qytetit.

“Ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë së bashku dhe vendosmërisht me të gjitha mjetet. Unë jam në kontakt me Qeverinë Federale dhe, në emër të Republikës, i falënderoj  për deklarimin e mbështetjes, krerët ndërkombëtarë të shteteve dhe qeverive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco