Viena nën terror/ Disa persona po mbahen peng në një restorant

Viena nën terror/ Disa persona po mbahen peng në një restorant

23:18, 02/11/2020
A+ Aa A-

Disa njerëz vazhdojnë të mbahen peng nga terroristët në Vienë sipas informacioneve nga mediat vendase.

Të paktën shtatë qytetarëve u është marrë jeta dhe janë plagosur disa të tjerë.

Pengjet po mbahen në restorantin Akakiko, afër vendit ku u qëllua për herë të parë rreth orës 20:00 me kohën lokale, pranë sinagogës.

Sipas policisë, ka gjashtë skena të ndryshme krimi sepse ka patur të shtëna në gjashtë vende. Një nga autorët dyshohet të ketë hedhur veten në erë bashkë me një prej pengjeve.

Një officer policie gjithashtu raportohet të jetë qëlluar dhe plagosur rëndë. Edhe pse policia nuk e ka konfirmuar akoma natyrën e sulmit, thirrjet për qytetarët janë që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco