‘Nuk do dorëzohemi’/ Sulmi tragjik në Vjenë, reagon Macron: Ndajmë tronditjen e popullit austriak!

‘Nuk do dorëzohemi’/ Sulmi tragjik në Vjenë, reagon Macron: Ndajmë tronditjen e popullit austriak!

23:10, 02/11/2020
A+ Aa A-

Menjëherë pas sulmit terrorist gjatë mbrëmjes së sotme në Vjenë, presidenti francez Emannuel Macron ka shprehur tronditjen e thellë për popollin austriak.

Në postimin e tij në profilin zyrtar, Macron shprehet se pas Francës po sulmohet një vend mik. Ai shton se armiqtë e Europës duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë dhe se nuk do të dorëzohen.

“Ne francezët ndajmë tronditjen dhe pikëllimin e popullit austriak të goditur këtë mbrëmje nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenë. Pas Frances, sulmohet një vend mik. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet të dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzohemi”, shkruan Macron.

Nga sulmi i ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Vjenës dyshohet për disa të vdekur, ndërsa ministri i brendshëm i ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco