Sulmi terrorist/ Një i vdekur dhe disa të plagosur në Vjenë

Sulmi terrorist/ Një i vdekur dhe disa të plagosur në Vjenë

21:52, 02/11/2020
A+ Aa A-

Një person është vrarë dhe disa janë plagosur pas një sulmi me armë dhe bombë pranë një sinagoge në Vjenë.

Të shtëna me armë, në atë që dyshohet si sulm terrorist u raportuan pranë Schwedenplatz, një nga sheshet kryesore në kryeqytetin austriak.

Sulmuesi thuhet se ka hedhur veten në erë, raporton gazeta austriake Kronen Zeitung. Policia ka konfirmuar disa njerëz janë plagosur në shpërthim.

Një oficer policie gjithashtu thuhet se u plagos në sulm dhe po lufton me jetën e tij. Një nga sulmuesit e dyshuar është arrestuar, sipas autoriteteve austriake.

Sidoqoftë, besohet se të tjerët tani mund të jenë në arrati.

Policia austriake konfirmoi në Twitter se ka “persona të plagosur” dhe një operacion i “madh” po zhvillohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco