Austria dhe Portugalia shpallin kufizimet

Austria dhe Portugalia shpallin kufizimet

08:45, 01/11/2020
A+ Aa A-

Austria dhe Portugalia kanë njoftuar kufizime të reja në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në Austri, kufizimet përfshijnë një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00. Kafenetë dhe restorantet do të shërbejnë vetëm për të marrë me vete.

Masat në Portugali mbulojnë 70% të vendit. Nga njerëzit do të kërkohet të qëndrojnë në shtëpi përveç punës, shkollës ose detyrave të rëndësishme.

Një numër vendesh evropiane kanë zbatuar masa të reja ndërsa kontinenti po lufton me një valë të dytë.

Franca prezantoi masa të premten dhe të shtunën, kurse Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson njoftoi një bllokim katër javë për Anglinë.

Të premten, Austria regjistroi një rekord 5,627 infeksione, vetëm pak nga niveli 6,000 që qeveria pretendon se do të sforcojë spitalet përtej kapacitetit. Shifrat ishin pak më të ulëta të shtunën me 5,349 infeksione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco