Tërmeti në Izmir, shkon në 44 numri i qytetarëve që kanë vdekur

Tërmeti në Izmir, shkon në 44 numri i qytetarëve që kanë vdekur

08:01, 01/11/2020
A+ Aa A-

Në Turqi, sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit për Shëndetin dhe Fatkeqësitë (SAKOM) deri tani nga tërmeti kanë humbur jetën 44 qytetarë, njëri për shkak të mbytjes.

Nga 896 të plagosurit 667 kanë dalë nga spitali, kurse 229 të tjerë vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor, njofton TRT.

Ndërkaq vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në 9 godina në nënprefekturën Bayrakli, më e prekura nga tërmeti i 30 tetorit.

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) kishte bërë të ditur se tërmeti me madhësi 6,6 ballë sipas shkallës Rihter ishte regjistruar në orën 14.51 me kohën lokale detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit.

Gjithashtu ishte bërë e ditur se epiqendra e tërmetit kishte qenë në thellësinë 16,54 km.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco