Vdekja e dy adoleshentëve në Greqi, babai i 17 vjeçarit rrëqeth me fjalët

Vdekja e dy adoleshentëve në Greqi, babai i 17 vjeçarit rrëqeth me fjalët

22:00, 31/10/2020
A+ Aa A-

Në tërmetin e djeshëm që goditi Greqinë dhe Turqinë, mbetën të vdekur dhe dy të rinjë. Greqia dhe ishulli Samos kanë mbajtur zi për vdekjen e dy të rinjve, Aris 17 vjeç dhe Claire 15 vjeçe.

Ata i zuri sipër një mur që u shemb si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit.

Dy të rinjtë ishin në shkollë, dhe po ktheheshin në shtëpi dhe në momentin e tërmetit , studenti 17-vjeçar ka përqafuar të dashurën e tij 15-vjeçare për ta mbrojtur, por pa imagjinuar se të dy do të ndërronin jetë nën rrënoja.

Babai i 17 vjeçarit, ka thënë se ai kishte kuptuar që diçka nuk shkonte me të birin, pasi e kishte telefonuar dhe nuk ishte përgjigjur.

Ai u shpreh se djali dhe Claire ishin të dashur, dhe se ata janë larguar të përqafuar.

Ai ka bërë edhe një status në Facebook, ku i ka bërë një shkrim prekës djalit të tij.

 “Krenohesha me ty djali im. Shihja tek ti rininë time. Merrje frymë për Claire dhe Claire merrte frymë për ty. Pak ditë më parë ishe i lumtur se ajo festonte ditëlindjen. Ne që ngelëm mbrapa nuk kemi fjalë dhe nuk kemi më lot në sy. Dua që ta mbrosh edhe atje lart. Me ju iku dhe zemra ime”- shkruan babai i Aris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco