Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Arrestohet një person i dyshuar për sulmin e priftit në Francë

Arrestohet një person i dyshuar për sulmin e priftit në Francë

21:34, 31/10/2020
A+ Aa A-

Një person është arrestuar pas sulmit ndaj një prifti ortodoks ditën e sotme, në Lyon të Francës.

Prifti, një shtetas grek, u godit në stomak rreth orës 4 pasdite me orën lokale dhe po trajtohet në një spital, me dëmtime të rrezikshme për jetën.

Gazeta e Lyon ‘Le Progrès’ raportonte se një njeri që përputhej me përshkrimin e të kërkuarit u arrestua rreth orës 19.00, në një dyqan fast-food në qytet. Nuk ka ende konfirmime zyrtare për raportimet.

“I arrestuari kishte pamje mesdhetare, rreth 1.90 i gjatë, me pardesy të gjatë dhe kapele të zezë. Ai kishte fshehur armën e gjuetisë në pardesynë e tij,” tha për mediat Ludovic Cassier, i sindikatës së policisë franceze Unité SGP Police.

Prokurorët thanë se kanë hapur hetime për tentativë vrasjeje por nuk kanë cilësuar ende motivin, duke shtuar se po hetojnë gjithashtu pistën e një konflikti personal.

Ky sulm vjen 3 ditë pasi një ekstremist islamik vra 3 persona në një kishë në Nice, dhe rreth dy javë pas vrasjes me prerje koke të mësuesit Samuel Paty jashtë shkollës së tij në veriperëndim të Parisit.K.H/Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco