Mrekulli pas tërmetit në Turqi, nëna me 4 fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat

Mrekulli pas tërmetit në Turqi, nëna me 4 fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat

19:06, 31/10/2020
A+ Aa A-

Mes lajmeve të hidhura për vdekjen e të paktën 28 personave nga tërmeti që tronditi Turqinë, ka dhe lajme të mira që ndodhin nën rrënoja.

Pas shumë orësh kërkim, një nënë me katër fëmijët e saj janë nxjerr të gjallë nga ndertesa e shembur plotësisht, në Doëanlar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë kontaktuar me nënën 38 vjeçare Seher Dereli Perinçek, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Perinçek ndodhej së bashku se fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek, nga 10 vjeç, djali 10 vjeç Umut Perinçek, si dhe më e vogla Elif Perinçek, 3 vjeç.

Zyrtarët thanë se operacionet e kërkimit- shpëtimit kanë përfunduar në tetë ndërtesa, ndërsa operacionet po vazhdojnë ende./K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco