Turqi/ Shpëtohet nëna dhe 4 fëmijët që kishin ngecur në apartamentin e shembur

Turqi/ Shpëtohet nëna dhe 4 fëmijët që kishin ngecur në apartamentin e shembur

09:33, 31/10/2020
A+ Aa A-

Një nënë dhe 4 fëmijët e saj u arritën të shpëtohen në apartamentin e shembur në Do?anlar të Izmirit. Ndërsa puna e ekipeve vazhdon, pritja shpresëdhënëse vazhdon.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për afërsisht 20 persona, të cilët vlerësohet se janë bllokuar nën rrënojat e Apartamentit Do?anlar, ku 2 persona vdiqën dhe 10 njerëz u shpëtuan.

Ndërkohë 25 njerëz mbetën të vrarë në zonat bregdetare në perëndim të Turqisë nga tërmeti fatal.

Të paktën 804 njerëz janë plagosur në Turqi, tha agjencia e katastrofave e vendit. Dhjetra u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit duke përdorur fadroma dhe helikopterë për të kërkuar të mbijetuarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco