Vijon lufta në Kaukaz/ Azerbajxhani shkatërron 2 sisteme raketore të Armenisë

Vijon lufta në Kaukaz/ Azerbajxhani shkatërron 2 sisteme raketore të Armenisë

19:26, 30/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi edhe 2 sisteme raketore “Smerch” të Armenisë, të cilët vendosën në objektiv civilët në qytetet azerbajxhanase Barda dhe Terter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit publikoi pamjet ku vërehet se sistemet “Smerch” lëvizin për të ndryshuar pozicion dhe për t’u fshehur pas lëshimit të raketave.

Në pamje shihet se sistemet “Smerch” shkatërrohen me goditje precize. Ministria tha se sistemet raketore janë shkatërruar njëri në orën 12:55 dhe tjetri në orën 14:18 sipas kohës lokale.

Ushtria e Azerbajxhanit edhe dje shkatërroi një sistem raketor “Smerch” të Armenisë.

25 civilë humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria armene zhvilloi më 27-28 tetor me bomba në Barda i cili ndodhet në një largësi prej 60 kilometrash nga fronti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco