VIDEO/ SHBA tregon muskujt, teston raketën balistike ndërkontinentale

VIDEO/ SHBA tregon muskujt, teston raketën balistike ndërkontinentale

13:08, 30/10/2020
A+ Aa A-

SHBA zhvilloi sot testin e raketës balistike ndërkontinentale me vlerë prej disa milionë dollarësh, nga një bazë e Forcave Ajrore në shtetin e Kalifornisë.

Në njoftimin e Forcave Ajrore thuhet se lëshimi i raketës ”Minuteman III” nga baza e Forcave Ajrore ”Vandenberg” filloi në orën 12:27 sipas kohës lokale, ndërsa udhëtoi 4 200 milje para se të binte në det pranë ishujve Marshall.

“Minuteman III” është një raketë që mund të mbajë koka bërthamore.

Ky test do të tregojë që SHBA është në gjendje të neutralizoj të gjithë kërcënimet e shekullit XXI por është edhe një provë sigurie për aleatët e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco