Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Trump vs Biden/ Përse këto do të jenë zgjedhjet e shekullit

Trump vs Biden/ Përse këto do të jenë zgjedhjet e shekullit

12:57, 30/10/2020
A+ Aa A-

BILD

Të martën që vjen, më 3 nëntor, do jetë momenti! Amerika do të votojë- ose Joe Biden do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, ose Donald Trump do qëndrojë edhe për 4 vite.

Një gjë është e sigurt që tani: këto do jenë zgjedhjet e shekullit.

Universiteti i Floridas lajmëroi së fundmi se më shumë se 82 milionë njerëz kanë hedhur votën e tyre që tani, personalisht ose me postë.

Ky numër është sa 58 përqind e totalit të numrit të votuesve 4 vjet më parë.

Sipas statistikave të fundit, 28.4 milionë amerikanë kanë votuar deri tani personalisht, 53.7 milionë vota janë marrë nga posta dhe 36.7 milionë vota të tjera me postë janë në pritje.

Gjatë 100 viteve të shkuara, pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qenë kurrë më e lartë, shpjegojnë ekspertët.

Votimi është bërë një trend absolut, veçanërisht mes të rinjve amerikanë. Kushdo që poston stikerin post-elektoral ‘I voted’ (Unë votova), merr tonelata me pëlqime.

Kush do përfitojë nga ky vërshim votuesish?

Se kush do të përfitojë nga kjo pjesëmarrje e lartë, mbetet akoma e hapur. Teksa Joe Biden inkurajon të rinjtë që të hedhin votën, mbështetësit e Trump që qëndruan në shtëpi para 4 vitesh janë duke votuar gjithashtu.

Sipas sondazheve të fundit, Biden ka një avantazh të lehtë ndaj presidentit në detyrë, por sistemi i komplikuar elektoral nënkupton që zgjedhjet janë të hapura plotësisht.

Projeksionet e para do të bëhen të mërkurën në mbrëmje, më 4 nëntor- ndoshta nga Indiana dhe Kentaki.

Gjërat do të bëhen akoma më emocionues më vonë, kur do dalin projeksionet nga shtetet e lëkundura si Pensilvania, Ohajo dhe Florida.

Kosto rekord

Një gjë tjetër është e sigurt që tani: kjo fushatë elektorale do jetë me e shtrenjta në historinë e SHBA.

Qendra për Politika të Përgjegjshme përllogarit se shpenzimet nga të dy partitë do shkojnë në një nivel prej 11 miliardë dollarësh.

Në vitin 2016 u shpenzuan 6.5 miliardë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco