Polonia nuk gjen qetësi nga protesta ndërsa rastet me Covid 19 po rriten frikshëm

Polonia nuk gjen qetësi nga protesta ndërsa rastet me Covid 19 po rriten frikshëm

12:44, 30/10/2020
A+ Aa A-

Dhjetra mijëra të rinj janë mbledhur për të protestuar kundër vendimit të gjykatës që ndaloi plotësisht abortin.

Polonia që është një vend me pikëpamje dhe besim të fortë katolik dhe vendimi mendohet të jetë ndikuar edhe nga ndërhyrja e Kishës Katolike Romake, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Protestat në fillim kundër gjykatës tani p marrin edhe drejtim politik duke u shprehur hapur kundër partisë në pushtet Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) të Moraëiecki.

“Unë u bëj thirrje atyre që protestojnë. Ju lutem përqendroni zemërimin tuaj tek unë, ”tha Morawiecki në një konferencë për shtyp.

Ai bëri thirrje të ndalohen protestat sepse pandemia e Covid 19 po përhapet frikshëm.

"Çështjet e botëkuptimit janë shumë të rëndësishme por le t'i diskutojmë ato në një mënyrë që të mos rrezikojë nënat dhe baballarët tanë," tha Morawiecki, duke qëndruar në një spital fushor që po ndërtohej në stadiumin kombëtar të Varshavës.

Morawiecki anashkaloi pyetjet nëse qeveria e tij do të merrte parasysh legjislacionin që mund të zbuste ndikimin e vendimit të gjykatës.

Infeksionet me koronavirus janë rritur ndjeshëm në Poloni gjatë javëve të fundit dhe të enjten numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 300,000, duke u trefishuar nën një muaj. Ditën e fundit u  regjistrua një rekord ditor prej më shumë se 20,000 rastesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco