Tajvani regjistron 200 ditë pa asnjë rast me Covid 19

Tajvani regjistron 200 ditë pa asnjë rast me Covid 19

11:34, 30/10/2020
A+ Aa A-

Tajvani ka arritur një rekord ku ka shënuar 200 ditë pas asnjë rast të ri të brendshëm me Covid 19  duke nënvizuar suksesin e tij në mbajtjen nën kontroll të virusit ndërsa rastet rriten në pjesën më të madhe të botës.

Autoritetet Tajvaneze vepruan me shpejtësi duke aplikuar masa të rrepta kufizimesh por edhe karantinë 2 javore për këdo që kthehej në ishull nga jashtë.

Kontrollet mbi udhëtarët që mbërrinin nga Wuhan, ku filloi epidemia, u morën që  më 31 dhjetor, posa autoritetet shëndetësore atje i thanë Organizatës Botërore të Shëndetësisë se po trajtonin raste të pneumonisë virale me origjinë të panjohur.

Ekspozimi i mëparshëm i ishullit ndaj epidemisë së Sars do të thoshte që përgatitjet ishin të gjëra dhe të azhurnuara dhe reagimi i qeverisë u ndihmua duke pasur  dhe një sistem të shkëlqyeshëm të shëndetit publik.

Që nga fillimi pandemisë në Tajvan janë raportuar 551 raste dhe 7 viktima nga Covid duke e bërë një nga vendet me të suksesshme në botë.

Më shumë se 44 milion raste janë raportuar dhe 1.1 milion vdekje në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco