Fjalët e fundit: ‘Thuaju fëmijëve të mi se i dua shumë’

Fjalët e fundit: ‘Thuaju fëmijëve të mi se i dua shumë’

08:58, 30/10/2020
A+ Aa A-

Një nga tre viktimat e sulmit terrorist në një kishë katolike në Nisë të Francës ishte një nënë braziliane.

Sipas Daily Mail, fjalët e fundit të saj ishin: “Thuajuni fëmijëve të mi se i dua shumë”.

Simone Barreto Silva, 44 vjeç, jetonte në Francë prej 30 vitesh dhe kishte tre fëmijë. Ajo u qëllua me thikë nga emigranti tunizian, Brahim Aoussaoui.

Simone doli nga kisha e plagosur dhe arriti të ecë deri në një lokal aty pranë. Aty ndërroi jetë nga plagët. Përpara se të vdiste, fjalët e saj për ekipin e emergjencës ishin: Tregojuni fëmijëve të mi se i dua shumë.

Presidenti Emmanuel Macron tha se ky ishte një sulm terrorist islamik.

Sulmi vjen në kohën kur tensionet mes Francës dhe botës islamike janë në kulm. Gjithçka nisi pasi një mësuesi francez iu pre koka pse kishte treguar para nxënësve karikaturat e profetit Muhamed.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nuri30/10/2020 13:03

E tmerrshme te vrasesh nje njeri te pafajshem ,eshte sikur te vrasesh gjithe njerezimin . keto jane kriminele dy fish ndaj personave qe vrasin dhe ndaj besimit qe pretendojne se kane. .

Trump30/10/2020 10:40

E dhimbshme! ah, bastard i ndyre, duhet te mos kishe lind mor ndyresire tuniziane..................

Shto koment

Denonco