FOTO-EMRI/ Theri me thikë 3 persona në Francë, zbulohet autori i sulmit terrorist

FOTO-EMRI/ Theri me thikë 3 persona në Francë, zbulohet autori i sulmit terrorist

20:12, 29/10/2020
A+ Aa A-

Autori i sulmit me thikë në Francë, që i mori jetën tre personave në Kishën e Fjetjes së Shenjtë në Nicë është një 21-vjeçar tunizian.

Emigranti 21-vjeçar erdhi në Evropë përmes ishullit italian Lampedusa në fund të shtatorit dhe në Francë në fillim të tetorit.

Mediat e huaja shkruajnë se identiteti i autorit nga autoritetet nuk është bërë ende i ditur, por sipas një burimi lokal pranë çështjes, quhet Brahim Aëisaëi.

Ky informacion u konfirmua për Agjencinë Franceze nga një burim tjetër që kishte lidhje me hetimin e ngjarjes.

Ai arriti në Lampedusa në fund të shtatorit ku u karantinua nga autoritetet italiane. Mësohet se autori ka qenë në Francë që nga fillimi i tetorit, por nuk kishte bërë kërkesë për azil në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco