Ushqim falas pas orë 18:00/ Resoranti solidarizohet në kohë pandemie

Ushqim falas pas orë 18:00/ Resoranti solidarizohet në kohë pandemie

18:02, 29/10/2020
A+ Aa A-

Iniciativa solidare e një restoranti që vendosi të bënte diçka për bashkëqytetarët në vështirësi është dhurimi i ushqimit të tepruar për më të pamundurit.

“Jemi vetëm një pikë në një oqean dëshpërimi”, shkruan pronari i lokalit Crusco në Potenza .

Menjëherë kësaj iniciative i janë bashkuar dhe dhjetëra restorante dhe lokale të tjera të qytetit të cilat vendosën që pas orës 18:00 kur mbyllen të gjithë për shkak të masave të qeverisë të shpërndajnë ushqimin e tepruar për më të varfrit.

“Të dashur miq është e frikshme klithma për ndihmë nga qindra familje. Nuk e prisnim të kishte kaq vuajtje dhe kaq shumë njerëz në vështirësi”, shkruajnë Linda e Salvatore./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco