FOTO/ Sulm terrorist në Francë, flitet për disa viktima Pamje nga vendi i sulmit në Nisë, Francë.

FOTO/ Sulm terrorist në Francë, flitet për disa viktima

09:50, 29/10/2020
A+ Aa A-

Një sulm terrorist me thikë ka ndodhur pranë një kishe në qytetin jugor francez të Nicës, raportoi media franceze të enjten.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qytet, ndërsa Kryetari i bashkisë së Nisës, Christian Estrosi, tha se i dyshuari - për të cilin tha se dukej si incident terrorist - ishte arrestuar pas sulmit.

Kryebashkiaku i Nisës publikoi fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe tha se ishte në vend me Policinë Kombëtare, e cila e kishte arrestuar të dyshuarin dhe se gjithçka fliste për një sulm terrorist pranë bazilikës së Notre Damë të Nisës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco