Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Uragani Zeta çliron fuqinë e tij në brigjet e Louisiana, bilanc lufte në dëmet materiale

Uragani Zeta çliron fuqinë e tij në brigjet e Louisiana, bilanc lufte në dëmet materiale

09:22, 29/10/2020
A+ Aa A-

Uragani Zeta bëri zbarkim pranë Cocodrie, Louisiana, të mërkurën me erëra që arrinin deri në 110 km/h.

Zeta që është stuhia e pestë që përplaset në rajon këtë vit,  goditi Luizianën juglindore, duke rrëzuar linjat e energjisë, pemët dhe duke dëmtuar shumë shtëpi.

Parashikuesit paralajmëruan banorët të qëndrojnë brenda: "Mos dilni jashtë kur kalon syri I uraganit sepse do ta pasojnë erëra të fuqishme.”

 Qendra e Zetës parashikohej të lëvizte nga Louisiana juglindore në Mississippi juglindore, pastaj nëpër SHBA juglindore dhe lindore.

Gati 30 milion njerëz janë nën paralajmërimet për erërat e forta dhe rrezikun e madh që paraqesin ato, sipas mediave stuhia ka lënë shumë dëme të mëdha material pas në zonat ku ka goditur.

Zeta është stuhia e 27-të e sezonit të uraganeve në Atlantik,duke u afruar me rekordin e vitit 2005 ku ishin krijuar 28 uragane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco