Roja u kërkoi të vendosnin maskën, dy motrat e godasin 27 herë me thikë

Roja u kërkoi të vendosnin maskën, dy motrat e godasin 27 herë me thikë

23:06, 28/10/2020
A+ Aa A-

Dy motra janë akuzuar për tentativë vrasje, pasi goditën me thikë një roje sigurie në një dyqan në Çikago.

Sipas informacioneve, roja u kishte kërkuar të vendosnin maskat dhe të përdornin dezinfektuesin.

Jessica Hill, 21 vjeç dhe Jayla Hill, 18 vjeç, e goditën rojën e sigurisë, 32 vjeç, 27 herë me thikë, ka thënë zëdhënësi i policisë Karie James.

Fillimisht, njëra nga motrat, Jayla, goditi me grusht rojën, ndërsa më pas, pretendohet se Jessica Hill nxori një thikë dhe nisi të godiste rojën, ka thënë James.

Pavarësisht plagëve të marra, 32-vjeçari arriti të mbajë motrat derisa të vinte policia. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco