Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Dëmi i pallogaritshëm ndaj mjedisit/ Maskat duan deri në 450 vjet për t’u dekompozuar

Dëmi i pallogaritshëm ndaj mjedisit/ Maskat duan deri në 450 vjet për t’u dekompozuar

22:34, 28/10/2020
A+ Aa A-

Maskat një përdorimshe dëmtojnë në mënyrë të pallogaitshme mjedisin.

Sipas Departamentit të Shëndetit Publik Federal në Belgjikë, maskave i duhen 450 vjet për t’u dekompozuar në ambient raporton The Brussels.

Me krizën pandemike normalisht është shtuar përdorimi i maskave, dorezave dhe shisheve plastike për dezinfektuesit dhe të gjithë bashkë këto produkte i shtohen 8 milionë tonelatave të mbetjeve plastike që përfundojnë në det çdo vit.

Kafshët detare janë të parat të rrezikuara, pasi shpesh ndodh që të ngecen të ngatërruara në mbetjet e këtij lloji, apo edhe t’i gëlltisin fibrat e tyre.

Për të mos harruar që mikropjesëzat më pas të gjitha rikthehen dhe përfundojnë në tryezat dhe në organizimin tonë.

Bota prej 8 muajsh tashmë është në gjendje pandemike si pasojë e koronavirusit dhe duke patur parasysh që maskat janë të detyrueshme për t’u mbajtur në mjedise të hapura e të mbyllura publike, shifrat e tyre janë kolosale. Sot në botë jemi 7.7 miliardë njerëz dhe shifrat flasin vetë.

Institucioni belg i Shëndetit Publik nënvizon dhe këshillon qytetarët që të përdorin maskat tekstili. Pra që mund të ripërdoren duke u kujdesur për higjienën dhe për t’u mbrojtur ndaj Covid-19.

Ndërsa të tjerat të jenë të kujdesshëm t’i hedhin në koshin e përcaktuar për riciklimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco