'Perëndimi do të rinisë kryqëzatat’/ Rritet tensioni mes Turqisë dhe Francës

'Perëndimi do të rinisë kryqëzatat’/ Rritet tensioni mes Turqisë dhe Francës

20:22, 28/10/2020
A+ Aa A-

Duke rritur një konfrontim me Francën për karikaturat e Profetit Muhamed që kanë nxitur zemërimin në vendet me shumicë myslimane, të mërkurën, Presidenti i Turqisë tha se vendet perëndimore që tallen me Islamin, donin të "rinisnin kryqëzatat".

Në një fjalim para ligjvënësve të partisë së tij AK në parlament, Presidenti Tajip Erdogan tha se qëndrimi kundër sulmeve ndaj Profetit ishte "një çështje nderi për ne".

Grindja me Francën u ndez pasi një mësues francez i cili u tregoi nxënësve karikaturat e Profetit të botuara në të përjavshën satirike franceze Charlie Hebdo, iu pre koka këtë muaj.

Karikaturat konsiderohen blasfemi nga myslimanët.

Në shenjë të përhapjes së zemërimit në mbrojtjen e Francës për të drejtën për të botuar karikaturat, protestuesit denoncuan Francën në protestat e zhvilluara në rrugët e disa vende me shumicë myslimane.

"Poshtë Franca, ajo ofendoi Profetin tonë", thirrën protestuesit në kryeqytetin Somali Mogadishu./ Reuters/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco