Krim makabër, nënë vret veten dhe dy vajzat e saj binjake

Krim makabër, nënë vret veten dhe dy vajzat e saj binjake

13:47, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA  ku nënë ka qëlluar për vdekje dy vajzat e saj binjake dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Policia njofton se është lajmëruar pasi një person me dhomën ngjitur ka dëgjuar të shtënat me arme dhe kur kanë arritur në vendin e ngjarjes ka parë trupat e dergjur në dysheme.

Një hetim paraprak zbuloi se nëna, e identifikuar si 55-vjeçarja Michele Boudreau Deegan, qëlloi vajzat e saj binjake 7-vjeçare ndërsa ishin duke fjetur, dhe më pas qëlloi veten.

Hetimi tregoi që Deegan ishte përfshirë në një mosmarrëveshje kujdestarie mbi fëmijët, e cila duket të jetë motivi kryesor pas vrasjeve.

Deegan, një psikoterapiste, postoi disa artikuj në lidhje me ‘prindërit narcistë’ në faqen e saj në Facebook, disa orë para krimit. Miqtë thanë se Deegan i adhuronte fëmijët e saj, por vuante nga çështje të shëndetit mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco