Erdogan: ‘Mbështetja ndaj deklaratave të Macron dëmton të ardhmen e Europës’

Erdogan: ‘Mbështetja ndaj deklaratave të Macron dëmton të ardhmen e Europës’

12:30, 28/10/2020
A+ Aa A-

 

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan ka reaguar pas botimit të gazetës satirike Charlie Hebdo të karikaturave të profetit.

Ai e ka kritikuar mos reagimin e liderëve të Europës por më shumë janë bashkuar me deklaratën e presidentit Macron.

Erdoganu shpreh se , “Është çështje nderi për ne të qëndrojmë me sinqeritet kundër sulmeve ndaj profetit tonë. Ne jemi në një periudhë kur armiqësia ndaj Islamit dhe muslimanëve, si dhe mosrespektin ndaj Profetit po përhapet si kanceri, veçanërisht midis udhëheqësve në Evropë.”

“Franca dhe në përgjithësi Evropa, nuk meritojnë politikat boshe, provokative, të shëmtuara dhe që përhapin urrejtje të Macron-it dhe të atyre që ndajnë të njëjtin mendim me të. I ftojmë evropianët e matur që të zhvillojnë iniciativa kundër kësaj tendence të rrezikshme për një të ardhme të ndritur për veten dhe fëmijët e tyre.”

Ndërsa ka dënuar dhe hyrjen e policisë në xhaminë Mevlana në Gjermani.

“Kancelarja Merkel nuk mund të më shpjegojë mua hyrjen e rreth 100-150 policëve gjatë namazit të sabahut në xhaminë Mevlana në Gjermani,” u shpreh presidenti turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco