FOTO/ Ndizet lufta, Charlie Hebdo publikon karikaturën me ‘pullë të kuqe’ për Erdogan

FOTO/ Ndizet lufta, Charlie Hebdo publikon karikaturën me ‘pullë të kuqe’ për Erdogan

10:46, 28/10/2020
A+ Aa A-

‘Djajtë e Parisit’. Ky ishte titulli i një gazete iraniane. Ndërkohë në Bangladesh, një flamur me imazhin e Emmanuel Macron u dogj publikisht gjatë një proteste. Tensionet mes botës islamike dhe Francës vazhdojnë të jenë të larta.

Gjithçka nisi pas vrasjes së një mësuesi pasi ai kishte shfaqur karikaturat e profetit Muhamed. Presidentin Macron reagoi duke projektuar karikaturat e revistës Charlie Hebdo në fasadat e godinave në Paris. Bota islamike u përgjigj duke bërë thirrje për bojkot ndaj mallrave franceze.

Në qendër të debatit janë vendosur Macron në një anë dhe presidenti turk, Erdogan, që kanë shkëmbyer replika të hidhura.

Në përgjigje, revista Charlie Hebdo ka përgatitur një karikatura për Erdogan. Ai shfaqet me mbathje, teksa i ngre mbulesën një gruaje myslimane- në mënyrë që të shihen të pasmet e saj, teksa shkruhet: “Oh, profeti”. “Erdogan është shumë gallatë privatisht,” lexon diçitura.

Nga stafi i Erdogan thonë se karikatura është racizëm dhe shfaq sërish Islamofobi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco