Argjentinë/ Zbulohen fosile të dinozaurit që ka jetuar afërsisht 70 milion vite me parë

Argjentinë/ Zbulohen fosile të dinozaurit që ka jetuar afërsisht 70 milion vite me parë

10:32, 28/10/2020
A+ Aa A-

Në provincën La Rioja, në veri të Argjentinës janë gjetur mbetjet e dinozaurëve, afërsisht 70 milionë vite të vjetra.

Guvernatori i La Rioja, Ricardo Quintela njoftoi në Tëitter se shkencëtarët kanë zbuluar një fole me fosile të dinozaurit të vjetër 70 milionë vite dhe qindra vezë në rajonin Santa Domingo të Vinchina në rajonin e La Rioja-s.

Quintela shpjegoi se ky zbulim u publikua në revistën "Communications Biology" ndërsa fosilet e dinozaurëve u përkasin dy specieve të reja të dinozaurëve të njohur si barngrënës "Titanosaurs".

Ai deklaroi se zbulimi, i cili është rezultat i një studimi 5-vjeçar është shumë i rëndësishëm dhe do të kontribuojë në turizmin në rajon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco