VIDEO/ Trump: Kosova dhe Serbia kanë 400 vite që luftojnë, por unë i bëra për 20 minuta të përqafohen

VIDEO/ Trump: Kosova dhe Serbia kanë 400 vite që luftojnë, por unë i bëra për 20 minuta të përqafohen

10:22, 28/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vazhduar fushatën presidenciale ku gjatë takimit në Nebraska ka përmendur edhe çështjen e Kosovës.

A e dini se jam nominuar për tri Çmime Nobel për Paqe, a mund ta besoni këtë? A mund ta besoni këtë”, tha ai para përkrahësve.

“Mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje, e dini, marrëveshje tregtare. Unë thashë: Pritni një minutë, a nuk e luftojnë ato njëra-tjetrën gjithmonë? Po. Për shumë dekada.  E di, ata e luftojnë njëri-tjetrin tërë kohën”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Ata kanë shumë vite që luftojnë me njeri tjetrin mua më duken si 400 vite por kur u përmenda që ta harrojnë tregtinë me SHBA-në nëse do të fillojnë përsëri të vriten, dhe a e dini që kjo zgjati për 20 minuta dhe papritmas ata në zyrën time Ovale filluan të përqafoheshin” deklaroi në fund Trumpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco