Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Reperi i njohur 25-vjeçar u gjet i vdekur në bagazhin e makinës, e rrethuan mizat dhe ndihej erë e keqe

Reperi i njohur 25-vjeçar u gjet i vdekur në bagazhin e makinës, e rrethuan mizat dhe ndihej erë e keqe

09:27, 28/10/2020
A+ Aa A-

Reperi Brian Trotter i njohur me emrin e artit si Kent Ëon’t Stop, është gjetur i vdekur në bagazhin e një makine pas një përplasje në autostradë në Miami.

Oficerët e Patrullës së Autostradës në Florida zbuluan trupin e pajetë të 25-vjeçarit.

Trotter u pa për herë të fundit në 17 Tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrain shoferin e tij.

Shoferi i reperit Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Pas autopsisë mjekët dolën në përfundimin se viktima u qëllua për vdekje disa herë dhe u la i vdekur në bagazh. Policia nuk ka gjetur ende asnjë motiv për vrasjen.

Në një raport të policisë thuhet se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të Dielën.

Ata e tërhoqën automjetin tip Silver Acura 200, në një park makinash aty pranë, por dyshimet nisën pasi vunë re mizat që ishin mbledhur dhe një erë të kalbur. Brenda bagazhit, u gjet trupi i mbështjellë me një copë pëlhure dhe në një fazë të përparuar të dekompozimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco