Karikatura/ Erdogan në faqen e parë të revistës “Charlie Hebdo”: Ouuuh! Profeti!

Karikatura/ Erdogan në faqen e parë të revistës “Charlie Hebdo”: Ouuuh! Profeti!

09:12, 28/10/2020
A+ Aa A-

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” ka shtangur të gjithë pasi faqen e parë të kopertinës ia dedikoi Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Numri i ri titullohet: “Erdogan, në jetën private, është shumë qesharak”. “Charlie Hebdo” e ka shoqëruar atë me një karikaturë të presidentit turk e cila ka nota të forta satirikie pasi jep një imazh krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim.

Shkak është bërë përplasja e fortë që Erdogan ka pasur me Presidentin francez Emanuel Makron pasi ky i fundit mbështeti publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Erdogan e ka quajtur Makronin në gjendje jo të mirë mendore dhe u bëri thirrje vendeve myslimane që të mos blejnë produkte franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco