Presidenti i KE, Charles Michel: Koha të bashkërendojmë luftën kundër pandemisë

Presidenti i KE, Charles Michel: Koha të bashkërendojmë luftën kundër pandemisë

09:03, 28/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje sot për njohjen e testeve të shpejta në BE dhe koordinimin mbi vaksinat.

“Tani na duhet një veprim i vendosur, domosdoshmërisht i fushës europiane, i bazuar në dy shtylla: testim/gjurmim dhe vaksinat”, tha ai

Charles Michel është veçanërisht në favor të bashkërendimit të miratimit të testeve të shpejta (antigjenike), në mënyrë që të garantohet njohja e tyre në nivelin europian.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për ndërveprim të aplikacioneve për gjurmim dhe njoftim të kontakteve me rregullat e përbashkëta për izolim dhe karantinim.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen më 29 tetor për një samit virtual me qëllim vlerësimin e epidemisë së COVID-19

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco