Reagimi kundër Macron shtrihet edhe në Afrikë, komentet e presidentit i cilësojnë raciste dhe fanatike

Reagimi kundër Macron shtrihet edhe në Afrikë, komentet e presidentit i cilësojnë raciste dhe fanatike

08:43, 28/10/2020
A+ Aa A-

Intelektualët dhe politikanët nga kombet e Afrikës së Jugut kanë kritikuar Francën për komentet fyese të presidentit Emmanuel Macron ndaj Islamit dhe Profetit Muhammad. Duke folur për Anadolu Agency (AA), ligjvënësi nga partia qeverisëse e Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC), Muhammad Khalid Sayed, komentet e tilla si të presidentit Macron i quajti “rrëfim racist dhe fanatik”.

“Po ashtu është një mënyrë me të cilën Macron po përpiqet ta largojë vëmendjen nga problemet e tij të brendshme në mesin e popullatës franceze rreth çështjeve të korrupsionit dhe shkurtimit të shpenzimeve shoqërore”, tha Sayed, i cili kryeson degën provinciale të Lidhjes Rinore të ANC-së.

Siç thekson Sayed, “lëvizja drejt Islamit në perëndim është një frikë e madhe tek liderët perëndimor si Macron” dhe ata e përdorin këtë rrëfim për mënyra të lehta politike për të qëndruar në pushtet”

Macron nxiti zemërim në të gjithë botën myslimane duke akuzuar myslimanët francezë për “separatizëm” dhe e përshkroi fenë Islame si një “fe në krizë”.

Një profesor në Universitetin Botsëana, Mohammed Haron, tha se “deklaratat dhe sjellja e këtij presidenti francez duhet të dënohet në termat më të ashpër”, sepse sipas tij përmes komenteve të tij ai ka përjetësuar një formë të krimit të urrejtjes.

Mbi komentet e presidentit Recep Tayyip Erdogan se Macron ka nevojë për “trajtim mendor”, profesori universitar tha se, “Dikush pajtohet me Erdogan-in se Macron duhet të testojë shëndetin mendor. Komentet e presidentit francez ishin islamofobe. Është një krim i artikuluar nën maskën e lirisë së shprehjes”.

Disa vende arabe, si dhe Turqia, Irani dhe Pakistani dënuan qëndrimin e presidentit francez ndaj myslimanëve dhe Islamit. Mes thirrjeve për bojkot të produkteve franceze në shumë vende, Erdo?an i kërkoi popullit turk të mos blejnë produkte franceze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco