Oficeri i policisë vritet nga gjeli luftarak, historia bëhet virale

Oficeri i policisë vritet nga gjeli luftarak, historia bëhet virale

08:23, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një oficer policie në Filipine u vra nga një gjel luftarak. Ai ishte pjesë e një operacioni kundër përleshjeve të paligjshme të gjelave në rajonin e Samarit verior.

Togeri Christine Bolok u godit nga një ganxhë e gjelit- një teh i mprehtë që u lidhet në këmbë gjelave luftarakë.

Tehu i preu kofshën e majtë, duke i dëmtuar arterien femore. Ai u dërgua në spital ku u shpall i vdekur.

Përleshjet me gjela janë të ndaluara për shkak të shpërthimit të virusit. Përpara pandemisë, këto përleshje lejoheshin në vende të caktuara.

Një zyrtar i policisë tha se vdekja e oficerit ishte e pashpjegueshme. Ai tha se ky ishte edhe fat i keq.

Kurse drejtori i policisë tha se është hera e parë që humbet një oficer për shkak të një gjeli.

Betejat e gjelave janë shumë popullore në Filipine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco