Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

523 vdekje në 24 orë/ Franca shënon bilancin më të lartë të viktimave nga Covid që nga prilli

523 vdekje në 24 orë/ Franca shënon bilancin më të lartë të viktimave nga Covid që nga prilli

22:10, 27/10/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Franca ka raportuar 523 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit.

Sipas Reuters, ky është bilanci më i lartë që vendi regjistron që nga 22 prilli, që citon të dhënat nga ministria e shëndetësisë në vend.

Të dhënat e të martës, përfshijnë edhe vdekjet e ndodhura në spitale, të cilat raportohen çdo ditë, dhe 235 në shtëpitë e të moshuarve në katër ditët e fundit.

Po ashtu, ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 33,417 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, krahasuar me 26,711 që u regjistruan të hënën dhe 52,010  të dielën.

Brenda ditës,148 pacientë u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv, një rënie e lehtë nga 186 të sëmurë të raportuar të hënën.

Në total, vendi numëron rreth 1.2 milion të infektuar dhe 35,541 viktima nga Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco