Masakroi për vdekje punonjësen e s*ksit, vrasësi i qetë tentoi të vriste dhe një grua në mes të rrugës

Masakroi për vdekje punonjësen e s*ksit, vrasësi i qetë tentoi të vriste dhe një grua në mes të rrugës

20:08, 27/10/2020
A+ Aa A-

Një 22 vjeçar vrau një vajzë, pasi kishte rezervuar një sesion seksi $200 në apartamentin e saj në Sydney, Australi, dhe më pas tentoi të vijonte masakrën me thikë në rrugët e qytetit.

Mert Ney, therri Michaela Dunn në shtëpinë e saj, filmoi trupin dhe i dërgoi pamjet një shokut të tij duke i shkruar: “Ishte një shaka mik.”

Ai e ka goditur shumë herë gjatë sulmit mizor, duke i prerë fytin deri pranë shtyllës kurrizore, thuhej në dokumentet e gjyqit, të publikuara pas pranimit të vrasjes nga autori.

Ai pranoi gjithashtu plagosjen e Linda Bo të cilën e goditi me thikë në shpatull, teksa vraponte në rrugë pas vrasjes.

22 vjecari më pas terrorizoi kalimtarët në Sydney duke mbajtur lart thikën e përgjakur e duke thërritur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), ndersa më pas kërceu në tavanin e një makine.

Por më pas ai u neutralizua kur një grup civilësh e rrethuan dhe e rrëzuan duke e mbajtur përtokë me një arkë qumështi.

Kur Ney u intervistua nga policia ai nuk mbante mend që ishte takuar apo që kishte vrarë 24 vjeçaren, Dunn.

Vrasësi kishte pirë Valium e kanabis përpara sulmi dhe i tha oficerëve se shpresonte ta qëllonin “por vullnëtarët e mirë e prishën planin”.

Avokati i tij Zemarai Khatiz tha se klienti i tij “shumë i keqardhur” dhe se shëndeti i tij mendor ishte “faktor madhor kontribues në sulmet”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco